Paralajmëroi surprizë historike për Shën Valentin, zbulohet dhurata e Luizit për Kiarën (FOTO LAJM)

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”, tha Luizi ditë më parë pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.

Dhe duket se ashtu do të jetë pasi ka qenë vetë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka ‘zbuluar’ këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.

Dhe për ta ‘konfirmuar’ këtë gjë, postimi i këngëtarit është ripostuar dhe në Instagramin e Luizit, çka mendohet se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.