Thuhet se mollëzat e kërcyera në fytyrën e një gruajë janë tipari që i jep hijëshi çdo karakteristike tjetër. Ky tipar, ka qenë gjithnjë i lakmuar nga gratë dhe vajzat. Gjithashtu një tjetër mit që ekziston për mollëzat thotë se sa më të mëdha dhe të dukshme të jenë ato në fytyrën e një gruajë, aq më e pjekur dhe pjellore është ajo.
Sot, duket se është e thjeshtë për ta parë veten me mollëza si ato të Sophia Loren, Gina Lollobrigida, apo Michelle Pfeiffer. Mjafton pak botox dhe kaq!
Sigurisht, ajo që zgjon më tepër kuriozitetin tonë janë gratë e njohura shqiptare me mollëzat më të bukura, por krejtësisht natyrale. Më poshtë kemi listuar 10 prej aktoreve të kinematografisë së vjetër shqiptare, mollëzat e të cilave nuk do t’i harrojmë kurrë!
Një ndër aktoret më të kërkuara nga regjisorët e asaj kohe ishte padyshim Roza Anagnosti. Aktorja e shumë filmave shqiptarë përpos aftësive të saj në fushën e kinematografisë, spikati gjithashtu për tiparet.
Aktoret shqiptare me mollëzat më të bukura, përpara
Ndonëse cilësia e fotos së mësipërme nuk krahasohet me ato që mund të shkrepen sot, mollëzat e aktores dallohen fare mire nga fytyra me prerje gati perfekte.
Aktoret shqiptare me mollëzat më të bukura, përpara
Dhe kush më mirë se kjo foto e saj e viteve të fundit e provon këtë. Ato mollëza kanë mbetur po ashtu. Të larta dhe gjithë hijëshi!
Mollëzat e Tinka Kurtit nuk mund të të shpëtojnë kurrsesi. Të ngritura, natyrale dhe në harmoni me çdo tipar tjetër të saj.
Vitet mund të bëjnë çtë duan, por mollëzat janë po aty!
Aktorja e ‘Shi në plazh’ dhe shumë filmave të tjerë duket sikur nuk ka nevojë për kurrëfarë grimi për t’i nxjerrë në pah tiparet.
Të njëjtat mollëza duket se ka edhe pas shumë shumë vitesh.
Mësuesja e famshme tek ‘Shoku Ynë Tili’ dhe aktore e shumë filmave të tjerë, ka dalluar gjithnjë për shikimin tipik dhe mollëzat e qeshura.
Me shumë gjasa të gjithë aktoren e njohim ndryshe si ‘Elsa’, personazhin e famshëm tek filmi Pallati 176-të. Mollëzat e kapërcyera harmonizoheshin perfekt me fytyrën e imët të aktores.
Që nga koha kur është shkrepur kjo foto kanë kaluar shumë dekada dhe sërish nuk ka asgjë që mund të fshehë mollëzat e aktores së pavdekshme.
Makoçi nuk mund t’i mungonte kurrsesi kësaj liste. Mollëzat dhe buzëqeshja e një prej aktoreve më të bukura të kinemasë ka mbetur për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Pavarësisht viteve, tiparet e Matilës janë po ato të 25 viteve më parë.
Përpos tipareve të tjera për të cilat është shquar gjithnjë, aktorja e njohur e shumë filmave vazhdon ende të identifikohet për mollëzat e ngritura. Edhe pse vitet kanë bërë punën e tyre duke holluar pjesën e poshtëme të fytyrës, asaj i mjafton vetëm një buzëqeshje!
Luiza Xhuvani me të drejtë konsiderohet si një ndër aktoret më të bukura të kinematografisë shqiptare! Vitet kanë ndaluar për të dhe mollëzat e saj!