Emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion “BBV3”, kanë qenë të shumtë.
Show dhe program i shumëpritur që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka postuar pak më parë një video në Instastory, ku shprehet se e kanë “kapur emocionet meqenëse fillon Big-u”.
Këngëtari i dashur për publikun, thotë se i vjen keq që banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk e shohin këtë video që ai ka postuar.
Luizi shprehet se do donte që banorët e rinj ta shikonin këtë video, pasi dëshiron që të urojë secilin për këtë rrugëtim të vështirë si dhe t’u thotë që ta shijojnë.
“Më kanë kapur pak këto emocionet meqenëse sot fillon Big-u, edhe më duket si ditë Prime. Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte nuk do e shohin këtë video, sepse normalisht sipas rregullores ua kanë heq telefonat. Më vjen keq që nuk e shohin sepse do doja shumë që të uroja secilin prej tyre një nga një në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë. Uroj t’iu shkojë sa më mirë dhe shijojeni. Shijojeni sepse është diçka që ju vjen njëherë në jetë, pavarësisht se ka kush e provon edhe 2-3 herë po pak rëndësi ka ajo. Po shijojeni dhe suksese të gjithëve, gjithë konkurrentëve, edhe Ledionit. Gjithëve suksese, iu shkoftë mbarë”,- shprehet Luizi.