Pak ditë pas eliminimit, Kiara surprizon me veprimin e fundit lidhur me Butrint Imerin

Lidhja e Kiarës me Butrint Imerin ka qenë kryefjalë e mediave prej nisjes së rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”.

Emri i këngëtarit është lidhur shpesh me Luizin dhe Kiarën, herë nga deklaratat e kësaj të fundit për lidhjen e tyre e herë nga postimet e Butrintit në media sociale. Kujtojmë këtu se artisti ka postuar foton e Kiarës në Instagram, statuse duke paralajmëruar surpriza të martave e të shtunave (ditët e spektaklit të BBVA), postime të dyshimta pas surprizës së Luizit për Kiarën për Shën Valentin etj.

Por, sot Kiara ka vendosur të fshijë çdo gjurmë që lidhet me lidhjen e tyre. Në profilin e Kiarës ka qenë një foto shkëputur nga klipi i saj me Butrintin, ku Kiara ishte protagoniste. Fotoja u komentua shumë në mediat sociale dhe pas daljes, ndoshta duke parë edhe reagimet në rrjet, moderatorja ka dashur t’i japë fund të gjitha aludimeve duke e fshirë.

Kjo pason deklaratën e saj në “Fan Club” ku tha se nuk do të flasë fare për lidhjen me artistin.

“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej”– tha Kiara.