Pa prisni pak! Loredana dhe futbollisti i Dortmundit janë fejuar?

Lidhja e Loredanës me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi ka qenë ndër më të komentuarat në median rozë. Që kur konfirmuan lidhjen e tyre gati një vit më parë, dyshja kanë qenë të pandashëm duke publikuar foto dhe video të shumta në rrjetet sociale.

Por tani lindin dyshimet se çifti mund të kenë shkuar një hap më tutje me lidhjen e tyre, kjo për shkak të një detaji në një fotografi të Loredanës. Në dorën e saj shihet një unazë që duket si një unazë fejese.

Një fejesë e mundshme mes këngëtares dhe sulmuesit të Dortmundit nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, megjithatë ne jemi në pritje të këtij lajmi të bukur.


Shtuar 15.04.2024 20:21