Pa prisni pak, Edona James në lidhje me vëllain e Loredanës?

Rrjeti po zien, pasi po përflitet se ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Edona James është në lidhje me vëllain e reperes Loredana Zefi.

Në media u aludua se ajo ka nisur një lidhje romantike me Ilir Zefin.

Të lidhura

None found

Por, Edona për ‘Prive’ ka mohuar këta zëra, duke thënë se janë vetëm miq të mirë, madje ajo u shpreh se tërhiqet nga djemtë më të ri.

Deri më tani nuk dihet ende asgjë për jetën e saj personale, ama është tejet aktive në rrjetet sociale dhe në ekran, duke komentuar edicionin e këtij viti të ‘Big Brother VIP Kosova’.


Shtuar 26.11.2024 16:53