“Oppenheimer” nominohet për çmimet “Bafta” në 13 kategori!

Filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan ka kryesuar nominimet e këtij viti për çmimin e Akademisë Britanike të Filmit “Bafta.

Duket se Christopher Nolan, ndoshta regjisori britanik më i suksesshëm komercial dhe kritik në dekada, do të sigurojë fitoren e tij të parë në Bafta muajin e ardhshëm, pasi filmi i tij i fundit, Oppenheimer, u nominua në 13 kategori.

“Poor Things” nga Yorgos Lanthimos ka 11 nominime dhe “Murder under the Flower Moon” nga Martin Scorsese dhe “Zone of Interest” nga Jonathan Glazer kanë nga nëntë nominime.

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig konkurron për pesë çmime, si dhe “Saltburn” i aktores britanike Emerald Fennell. Kujtojmë që “Oppenheimer” ka fituar tashmë pesë çmime “Golden Globes”.


Shtuar 21.01.2024 23:47