Opinionistët bëjnë parashikimet e para për lojën e Albi Nakos në Big Brother: I idhët brenda lojës

Opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari kanë komentuar mbërritjen e Albi Nakos si banor brenda Shtëpisë së Big Brother.

Ndërsa për Arbrin, Albi do të jetë i idhët brenda lojës ashtu sikurse ka edhe imazhin jashtë, Ori ka shprehur dëshirën që balerini t’ju japë mundësinë shqiptarëve ta njohin në të gjitha dimensionet e veta.

Arbri: Kam përshtypjen se Albi Nako do të jetë i idhët brenda lojës. Limontos. Uroj që Klodi brenda shtëpisë së Big Brother të mos jetë kështu, të jetë i urtë sepse do t’i duhet vetëm një top pastaj dhe do të bjënë ekipin e tyre që do të jetë shumë ndryshe nga shtëpia. Unë i njoh të dy djemtë dhe janë fantastik. Kështu që uroj që realisht të tregojnë veten.

Ledjoni: Si mendon ti Ori, a do të jetë i ashpër, i sertë Albi ashtu sikurse e ka edhe imazhin?

Ori: Unë uroj shumë që të jetë surprizues edhe në të kundërtën e kësaj që ne themi. Unë mendoj se ai e ka strategji atë të qenurit i hidhur. Nejse mua më mbeti pak tek kjo pjesa e të luajturit, ishalla çunat nuk luajnë me topa futbolli se…

Ledjoni: Po pse?! Është edhe ajo kënga “topa bore hedhim ne, të dy bashkë…”


Shtuar 17.01.2024 00:35