Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë lajm surprizë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Të lidhura
None found
Teksa ka ndarë momentet më të veçanta nga spitali Amerikan së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Olta ka shprehur të gjitha emocionet e saj.
“Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve!
Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish
Mirenjohje te perjetshme stafit te mrekullueshem te Spitalit Amerikan 2 me ne krye Dr. Gent Cako dhe Drejtorin e Pergjithshem @mario_karaj_ per perkujdesin dhe lehtesine ne kete eksperience jetesore”, shkruan Olta Boka.
View this post on Instagram
