Olsi Bylyku i ka surprizuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit ku është shfaqur me një look krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim. Aktori i humorit i ka thënë “lamtumirë” flokëve të tij natyralë dhe ka guxuar duke u bërë bjond.
Teksa u ka prezantuar ndjekësve të tij pamjen e re, me shaka e ka krahasuar veten me artistin e famshëm, Maluma-n.
“Maluma from Marikaj…”, ka shkruar aktori krahas fotos.