“O Donald, o maskara!”, fansi i Borës shkon te shtëpia e Big Brother Vip (VIDEO)

Një ngjarje aspak e zakonte ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip. Ndërsa banorët ndodheshin jashtë duke bërë muhabet, një person thërret pas mureve të shtëpisë Donaldin.

“O Donald, o maskara”, dëgjohet një zë mashkulli.

Vajzat e pyesin se kush është, dhe ai përgjigjet duke thënë: “Jam fans i Borës. Ke bërë gabimin më të madh”.

Donaldi nuk bën asnjë reagim, ndërsa fytyra e tradhton. Ai u pre komplet, ndërsa Beatrix përsëriti fjalët.

Pas kësaj situate banorët filluan të shqetësoheshin për sigurinë e tyre brenda shtëpisë vip./albeu.com


Shtuar 4.12.2021 20:09