“Nxit urrejtje ndaj burrave”, kërkohet ndalimi i këngës që përfaqëson Rusinë në Eurovision

Festivali i Këngës “Eurovision” do të zhvillohet edhe këtë vit, ndonëse në kushte të vështira për shakak të situatës aktuale të Covid-19.

Në këtë edicion, lista e pjesëmarrësve është e gjatë dhe një ndër to është këngëtarja Manizha Sangin, e cila do të përfaqësojë shtetin rus.

Kënga e saj u cilësua si nje “shami e kuqe” për qarqet konservatore, sipas gazetës “ The Guardian”.  Teksti i këngs vlerëson fuqinë e grave dhe i bën thirrje atyre që të jenë më të pavarura t’i rezistojnë pikëpamjeve seksiste mbi bukurinë, moshën dhe edukimin e fëmijëve të tyre.

Këngëtarja 29-vjeçare e lindur në ish republikën Sovjetike të Taxhikistanit dhe aktualisht jeton në Rusi, është një aktiviste për të drejtat e grave dhe refugjatëve. Bashkimi i Grave Ortodokse Ruse ka publikuar një shkrim duke kërkuar ndalimin e videoklipit dhe pjesëmarrjen e këngës “blasfemuese” në Eurovision.

Shkrimi thotë se lirikat e saj nxisin “urrejtjen ndaj burrave, e cila dëmton bazat e familjes tradicionale”. Në të njëjtën mënyrë, udhëheqësit e faqes ruse në internet “Veteranskie Vesti” kushtuar veteranëve të luftës, në një letër proteste drejtuar kryetarit të Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin, bënë thirrje për ndalimin e këngës “që cenon dinjitetin e grave”.

Megjithatë, sipas burimeve policore, të cituara nga agjencia zyrtare shtetërore RIA Novosti, nuk u gjetën referenca negative në këngën e Manizha./albeu.com/


Shtuar 19.03.2021 11:46