“Nuk tentoj të bëj mamanë”, Bieta Sulo flet për raportin me vajzën e Albanit: Unë dhe ajo…

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5” Bieta Sulo, ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelin, vajzën e partnerit të tij prej vitesh Alban Dudushi.

Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.

View this post on Instagram

A post shared by Në Shtëpinë Tonë (@neshtepinetone.tch)


Moderatorja në këtë rrëfim të sinqertë në ditën e Krishtlindjes, tregoi dhe si u gjend në ekran falë kontributit të saj prej 19 vitesh në media.

“Kam punuar 19 vite në Top Channel. Nuk i kam kërkuar gjërat, kanë ardhur krejt natyrshëm. Unë nuk e përkufizoj veten një ‘kafshë televizive’, hyra rastësisht në televizion sepse kërkoja një punë ndërsa isha vetëm 20 vjeç dhe kërkoja një pavarësi financiare. Më përfshiu patjetër televizioni, por pjesa e prapaskenës dhe për të dalë në ekran kam qenë dhe jam turpalaqe”, tha ajo.

Bieta, partnerja e Alban Dudushit, ka rrëfyer dhe raportin e parë në punë me Dudushin në Top Channel.

“Më është ngrënë muhabeti që në fillim, që në ato emisionet e para që unë isha në provë në Top Show dhe ideja që kur ke kimi dhe të interferojnë njëlloj valët e komunikimit me njëri-tjetrin. Albani nuk është një shef i egër”, u shpreh Bieta.


Shtuar 26.12.2023 22:50