5 korriku është një ditë e rëndësishme për Eni Koçin. Këngëtarja feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga bashkëshorti i saj, Genc Prelvukaj. Krahas një fotografie të këngëtares, ai shprehet se nuk mund ta përshkruajë dot me fjalë se sa shumë e do.
“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.
Të lidhura
None found
Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.
Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
