“Jo nuk ma ka rrëmbyer asnjëra zemrën”. Kështu u shpreh Taulant Seferi në një intervistë së fundmi. Teksa shumë zemra vajzash u gëzuan, një story e tij e disa minutave më parë nuk korespondon me fjalët e futbollistit të Kombëtares.
Mesa duket Seferi e paska pasur deklaratën për fanset e tij që i kanë shkruar këto ditë, pasi në të vërtetë është në një lidhje dashurie. Madje, partnerja e tij feston sot ditëlindjen.
Me këtë rast sulmuesi e ka uruar në mediat sociale, ku i ka bërë një dedikim shumë romantik. “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”- shkroi ai.