Nuk pranojnë lidhjen, Andi dhe Melisa kapen sërish “mat” (FOTO LAJM)

Dy ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Melisa Lleshi dhe Andi Shehu edhe gjatë kohës që kanë qenë në emision ndjekësit kanë aluduar për një marrëdhënie të fshehtë në mes dyshes.

Ishte ish-konkurrenti, Fation Kuqari, i cili tregoi që nuk do të dilte më me Melisën pasi kjo e fundit kishte një lidhje të fshehte, e që shumë ndjekës të emisionit kishin fotografuar dyshen në shumë vende të ndryshme ku shiheshin së bashku.

Madje, Andi u largua nga emisioni si çift me Tean, por që më pas dyshja deklaroi se nuk ishte një lidhje e vërtetë dhe se kjo e fundit ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Tani dyshja hapur kanë publikuar video nga i njëjti vend dhe nga e njëjta kohë në rrjetin social “Instagram”, e që ishin duke marrë pjesë në protestë kundër vrasjeve të qenve tek Spitali Veterinar në Kombinat.


Shtuar 3.04.2021 08:58