Nuk përmbahet Wanda Nara, publikon fotot provokuese nga shtrati me partnerin

Wanda Nara është një ndër moderatoret më të suksesshme dhe më e përfolur në Argjentinë dhe jo vetëm. Mbrëmja e shkuar ka qenë speciale për partneren e Mauro Icardit dhe arsyeja është çmimi televiziv me të cilin ajo është vlerësuar.

Wanda ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi, teksa ka zbuluar se e ka kaluar natën me çmimin “Martin Fierro” dhe futbollistin në krevat.

Me një robdeshambër rozë ajo ka ekspozuar gjoksin dhe në krahë të saj është trofeu.

“Mëngjes të mbarë Buenos Aires. Falenderoj të gjithë miqtë e mi tek programi “Master Chef”, të gjithë ata bënë të mundur që të jetë një vit i mrekullueshëm, viti im i parë në “Argjentina TV” dhe “Martin Fierro” im i parë”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)


Shtuar 11.07.2023 15:39