showbiz

Nuk lejoi fëmijët të takonin nënën e tyre, Atilla zbulon arsyen

Gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP Kosova”, Drenusha Latifi, u emocionua kur pa nënën e saj në një takim surprizë.

Gjatë bisedës, nëna e Drenushës shprehu shqetësimin se fëmijët nuk kishin mundur ta takonin, pasi i ati Atilla, nuk i kishte lejuar të shkonin.

Të lidhura

None found

Atilla ka qenë i ftuar në Big Talk, ku ka sqaruar arsyen e vendimit të tij për të mos i sjellë fëmijët në shtëpinë e Big Brother.

Ai theksoi se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj marrëdhënies mes fëmijëve dhe nënës së tyre, por shtoi se ka pasur shqetësime mbi kohën dhe mënyrën e organizimit të spektaklit.

“Unë nuk ua mohoj nënën, as nuk i ndal fëmijët prej nënës. Asnjë fjalë të keqe nuk kam thënë për të! E kundërta është, unë e kam të detyrueshme si prind t’i mbroj fëmijët. Nuk sillet fëmija në 11 e 30 të natës. Problemi është te produksioni. Është zgjedhja e saj që ka qëndruar brenda”, tha Atilla, duke theksuar se vendimi për të mos lejuar fëmijët të shfaqen në Prime, ka qenë një vendim i marrë që në fillim dhe i diskutuar me të gjithë.

Atilla gjithashtu, shtoi se ai nuk kishte qenë i informuar që Drenusha do të hynte në “Big Brother” dhe se ai kishte preferuar që fëmijët të mos ekspozoheshin në një format kaq të ngarkuar, për shkak të ndikimeve të mundshme.

“Nuk është se nuk i ekspozoj unë fëmijët, i kemi rrjetet sociale, e kemi jetën tonë, por tani aty nuk kam pasur dëshirë”, përfundoi ai.

të fundit

Arlind Ajeti shënon në Turqi dhe jep sinjal pozitiv për Kombëtaren

Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm…

5 minutes ago

Siljanovska-Davkova në mbështetje të Polonisë pas sulmit terrorist në Krakov

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…

8 minutes ago

Rrahmani mban shiritin e kapitenit, Napoli dhe Lazio ndahen në barazim

Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…

10 minutes ago

Vinicius Jr pranon se nuk është më titullar te Real Madridi, shtohen tensionet

Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…

10 minutes ago

Arrestimi i gazetarit holandez që denoncoi “Albanian Files”, reagon Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm, të mos e prekë kush

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…

12 minutes ago

TikTok përballet me paralajmërimin e BE-së: Algoritmi “For You” mund të dëmtojë shëndetin mendor

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…

17 minutes ago