Categories: sport

Vinicius Jr pranon se nuk është më titullar te Real Madridi, shtohen tensionet

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Vinicius Junior e kupton se ka humbur vendin në formacionin e parë të Real Madridit, pas rezultateve të mira të skuadrës në ndeshjet që ai ka munguar.

Braziliani nuk luajti në fitoren 3-0 ndaj Valencias të shtunën, pasi ishte i suspenduar. Edhe pa të, Reali tregoi sërish se mund të paraqitet në nivel të lartë.

Të lidhura

None found

Arda Guler, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe spikatën në atë ndeshje, duke ia vështirësuar Viniciusit rikthimin mes titullarëve.

Ky sezon ka qenë i vështirë për sulmuesin, i cili ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat. Një pezullim prej katër ndeshjesh në kompeticionet vendore ia ndërpreu vazhdimësinë, ndërsa në Ligën e Kampionëve ende nuk ka regjistruar gol apo asistim.

Guler po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa Yan Diomande po përshtatet gjithnjë e më shumë me Santiago Bernabeun. Për këtë arsye, pas pushimit ndërkombëtar, Vinicius mund të ketë konkurrencë të fortë për të rimarrë vendin në formacionin bazë.

Trajneri Jose Mourinho, megjithatë, vijon t’i qëndrojë pranë brazilianit. Raportimet thonë se të dy kanë komunikuar vazhdimisht, çka i ka dhënë Viniciusit më shumë qartësi rreth rolit të tij, ndryshe nga koha kur skuadra drejtohej nga Xabi Alonso.

Mourinho e ka dalë publikisht në mbrojtje të lojtarit dhe beson ende te aftësitë e tij, por është gjithashtu i përgatitur të marrë vendime të vështira për përbërjen e skuadrës.

Për momentin, as klubi dhe as Vinicius nuk po e konsiderojnë ndarjen. Të dyja palët synojnë që 25-vjeçari të rikthejë formën më të mirë dhe të luftojë për një vend mes titullarëve.

të fundit

VIDEO/ 17 gola në 5 takime të Kategorisë së Dytë, Tomori fiton 5 – 3 në Berat

Këlcyra - ButrintiJanë mbyllur 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, mes Grupeve A dhe B [...]Read More...

1 minute ago

Policia qellon me p”umb gome deputetin Kliti Hoti/ Reagon Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur…

7 minutes ago

Rikthimi i Vinicius Junior si titullar nuk i shuan kritikat e tifozëve të Real Madridit

Real Madridi pësoi një humbje të papritur 1-2 ndaj Alavesit në Santiago Bernabeu, ndërsa vëmendja pas ndeshjes u përqendrua edhe…

13 minutes ago

Kurti: Programi i Kuponëve për çerdhe shtrihet në 18 komuna, aplikimet mbyllen më 10 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që…

18 minutes ago

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon për Dinamo Zagrebin pas 95 ditësh

Arbër HoxhaPo luhet pjesa e parë e ndeshjes Gorica – Dinamo Zagreb, ndërsa kryeqytetasit e Kroacisë po kryesojnë 1 –…

19 minutes ago

Kuçi warns that impunity for Banjska and Ibër-Lepenc attacks risks destabilizing Kosovo

Njohësi i sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë së Serbisë lidhur me sulmet në Banjskë dhe…

28 minutes ago