showbiz

Drenusha Latifi kërkoi futjen e ish-burrit në lojë pasi tërhoqi akuzat për dhunë?

Opinioni publik u shokua përgjatë kësaj jave, teksa ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ndonëse ishte i akuzuar prej saj për dhunë. Të gjithë e kujtojmë konfliktin e ashpër që dy ish-bashkëshortët kanë pasur, që u mbyll me fotot e dhunës që qarkulluan nga vetë këngëtarja.

Por, ndonëse me disa denoncime, Atilla u bë pjesë e lojës, madje si një konkurrent. Kaq mjaftoi që reagimet të ishin të ashpra, ndonëse si vetë artistja u shpreh, nuk ndjehej e kërcënuar prej pranisë së tij në shtëpi. “Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që “Big Brother” ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera ajo shtoi se hyrjen e ish-bashkëshortit në BBV e sheh dhe si një mundësi pajtimi pasi e sheh të rëndësishëm për raportin që ata e kanë për fëmijët.

“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë”, theksoi ajo.

Drenusha Latifi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Suedi, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Atilla Kartesh rreth dy vite më parë. Ish-Miss Kosova dhe biznesmeni i njohur Atilla vendosën që t’i ndajnë rrugët duke u divorcuar, por në atë kohë asnjë nuk reagoi pas lajmeve. Kujtojmë që dyshja nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Ndërkohë në një intervistë pak muaj më parë, ajo deklaroi se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Ajo tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.

“I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shumë realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i pëlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kurrkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psikike etj., m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij”, u shpreh këngëtarja.

të fundit

Alarm në Kopshtin Zoologjik të Tiranës: Kafshët vuajnë të sëmura, pa ujë dhe nën temperatura përvëluese

Këto pamje janë siguruar këtë të martë nga News24 dhe Balkanweb  në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku në temperatura që…

2 minutes ago

BE-ja kritikon Vuçiqin për deklaratat mbi Ibrin: Pengojnë normalizimin Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër,…

4 minutes ago

Leipzig, makina gjermane e parave: Mbi 800 milionë euro të arkëtuara nga shitja e talenteve te gjigantët e Evropës

RB Leipzig është një klub modest gjerman i formuar në vitin 2009 kur Yan Diomande ishte ende tre vjeç. Sot,…

9 minutes ago

Accident on Milot-Rrëshen Road: Car Veers Off Road, Two Injured

Një aksident ka ndodhur  në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”. Drejtuesi i automjetit një 25-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin…

11 minutes ago

PHOTO/ Selin Bollati captivates with her summer style, an elegant combination that draws attention

Selin Bollati ka sjellë një tjetër paraqitje plot stil, duke zgjedhur një kombinim veror që bie në sy për elegancën,…

11 minutes ago

Ibar dispute: EU responds to Serbia, saying statements about changing the river’s course do not help normalization

Bashkimi Evropian, ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, nuk kontribuojnë…

12 minutes ago