Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother VIP Kosova”, solli një moment të papritur dhe emocional, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, e surprizoi me një darkë speciale. Ky takim, që zuri vend në shtëpinë më të famshme në Kosovë, erdhi pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike mes tyre.
Drenusha dhe Atilla, dikur një çift i njohur në mediat rozë, kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të akuzave të ndërsjella për dhunë dhe presion, që çuan në ndarjen e tyre të bujshme.
Megjithatë, në këtë takim të rrallë, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë dhe të sinqertë, për hir të dy fëmijëve të tyre.
None found
Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët.
Atilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.
Drenusha, e cila nuk i fshehu emocionet, falenderoi Atillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.
Momenti preku shumë shikues, të cilët e vlerësuan si një hap pozitiv drejt pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes ish-partnerëve.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…