“Nuk ka ndryshuar asgjë”, Encën e merr malli për kohën kur ishte vajzë e mirë (FOTO LAJM)

Encën e kapi nostalgjia për kohën kur ishte vajzë e mirë dhe vishej si gocë kolegji. Të paktën këto shkroi për veten në disa nga fotot që publikoi. Një foto nga koha kur merrte leksione pianoje, një tjetër nga koha kur nisi muzikën, një tjetër nga gjimnazi, një nga koha kur zgjidhej miss lagjia. Me të tilla foto i argëtoi fansat ajo dhe tregoi ca më tepër për veten. Më tej na tregoi edhe diçka: “Vetja ime fëmijë do vdiste për këngët që kam bërë sot. Të bëra krenare”.

Me pak fjalë, kaq ‘e keqe’ sa është sot në skenë Enca ka qenë qëllimi i saj që në vegjëli për ta arritur. Pra, çdo gjë që do e arrin.

Shtuar 13.07.2021 08:36