Nuk flisnin me njëri-tjetrin jashtë, Einxhel habit me gjestin për Donaldin: Je shumë seksi (VIDEO)

Në kohën kur Bora Zemani u largua nga emisioni që moderonte së bashku me vëllezërit Veshaj për të qenë moderatorja e “Përputhen”, binjakët nisën një Late Night Show, “Binjakët”.

Në vendin e Borës u shfaq Einxhel Shkira, por ajo qëndroi vetëm për pak kohë dhe më pas largimi nga emisioni i binjakëve mbeti një mister, por Einxhel është shprehur në një intervistë se shkëputja me to ishte e qëllimshe dhe nuk kishin më komunikim. Sipas saj largimi erdhi nga binjakët edhe pse këtë të fundit menduan të kundërtën, shkruan Albeu.com

“Një ndarje pa shije, nuk komunikojmë me njëri-tjerin”, është shprehur ajo në ekran.

Të martën Einxhel iu bashkua “Big Brother VIP”, ku Donaldi është një ndër banorët më të komentuar.

Ftohtësia e Einxhel me Donaldin u vu re menjëherë në publik, por mbrëmjen e djeshme gazetarja ka thyer akullin dhe në kuadët të një loje që po zhvillohej u afrua dhe i tha Donaldit diçka në vesh. Por ky i fundit e zbuloi për të gjithë dhe tha se Einxhel i komunikoi në vesh: “Je shume sexy”.

Të gjtihë komentet kanë përfshirë në këtë ngjarje Bora Zemanin dhe janë në dilemë si do ta pres moderatorja këtë ngjarje dhe të tjera në vijim./albeu.com/