Nuk është në “Top Channel”, Luana Vjollca prezanton projektin e jetës (VIDEO)

Gjatë festës së 30-vjetorit, Luana vendosi të improvizonte “Shiko kush luan” dhe para se të thoshte disa fjalë, me humor thirri edhe kapitenët. Luana zbuloi se projektin do e prezantojë shumë shpejt dhe në videon e siguruar nga “News31”, ajo e quan atë “projekti i jetës” teksa zbuloi se titullohet “Thuaje”. Ky projekt do të jetë një projekt zemre, siç e quajti edhe vetë Luana, dhe do të ketë histori të vërteta.

Ky është projekti i saj personal, teksa gjatë fjalimit bëri edhe një batutë duke thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?” Mos ndoshta nëpërmjet këtij fjalimi konfirmoi zërat që kanë qarkulluar për largimin nga “Top Channel”?


Shtuar 2.09.2021 16:35