Nuk është me Aleksian, Romeo filmohet duke u puthur me një bjonde në Barcelonë (VIDEO)

Mjaftuan dy postime nga Barcelona, të Romeo Veshajt dhe Aleksia Peleshit që të përflitej se të dy ndodhen bashkë në Barcelonë, por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Romeo nuk ndodhet në Spanjë me Aleksian dhe jo, as vetëm me të vëllain Donaldin, ndonëse kështu është paraqitur në rrjete sociale.

Një video e publikuar nga Revista Who shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde. Nga pamjet shihet qartë se djali në foto është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet që në këtë video mund të ishte dhe Donaldi nuk ishin të vogla, por tatuazhet në këmbë mungojnë dhe kjo e bën të dallueshëm Romeon.

Identiteti i vajzës në video nuk bëhet i ditur, por me kaq kuptuam se lajmet për një rikthim mes Romeos dhe Aleksias nuk janë të vërteta, sepse vëllai binjak i Donaldit mesa duket ka nisur një histori të re dashurie.

Shtuar 16.07.2021 10:32