Nuk e njihin njëri-tjetrin, Erolld Belegu tregon vendin ku u pa me Diolën

Lidhja e dashurisë së Diola Dostit me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu ka qenë një ndër lajmet më të përfolura në media ditët e fundit. Çifti e bënë publike lidhjen e tyre përmes fotografive që ndanë në Instagram pranë njëri-tjetrit.

Në një intervistë për Prive, Erolld Belegu tregoi më shumë rreth vetes së tij, nga biznesi deri te jeta personale dhe njohja me Diolën.

“Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua.”

Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat.

Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.

Ai falenderon të gjithë ndjekësit që kanë komentuar në mënyrë pozitive për lidhjen e tyre, ndërsa komentuesve negativë, u uron që edhe ata ta përjetojnë dashurinë një ditë.


Shtuar 30.03.2024 14:35