Nuk e mbylli vetë, Luizi tregon ç’po ndodh me Instagramin e tij (VIDEO)

Dy ditë më parë, gjatë mësnatës, profili i Luiz Ejllit u zhduk nga Instagrami. Duke qenë se kjo ishte e disata herë që profilet e tij hasen me probleme të tilla, fansat e këngëtarit duket se u shqetësuan.

Ditën e djeshme profili i tij u hap sërish, por reagimi i parë i Luizit erdhi pak caste më parë.

Përmes një videoje në Instastory, Luizi ju kërkon mbështetësve të tij të mos shqetësohen, pasi mbyllja e Instagramit erdhi si pasojë e ngarkesës. Në përfundim ai shprehet se tani gjithcka është në rregull dhe nuk rrezikon më mbylljen e profilit.