“Nuk e luan topi”, kush është fituesi i padiskutueshëm i BBV sipas Erimiona Lekbellos

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Erimiona Lekbello dhe pas daljes nga shtëpia vazhdon të mbajë ende të njëjtin qëdrim për banorët e tjerë.

Këngëtarja është më se e bindur që këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP” do ta fitojë Luiz Ejlli.

Ermiona e ka shoqëruar këtë mendim me një video nga momenti kur përqafon Luizin kur sapo del nga shtëpia. Ajo shkruan se kur publiku e vendos se kush është fituesi, këtë gjë nuk mund ta ndryshojë dot njeri.

“Ky është fituesi dhe pikë kur publiku vendos se luan sa topi”– shkroi ajo në InstaStory.


Shtuar 27.03.2023 16:41