Nuk e kishte thënë asnjëherë më parë, Merita Halili zbulon pengun më të madh të jetës

Merita Halili në një intervistë për Xheraldina Vulën në “N’majë t’gjuhës”ka zbuluar pengun e jetës së saj.

Pengu i jetës së saj profesionale lidhet pikërisht me aktrimin, në veçanti me komeditë.

“Nëse nuk do të isha bërë këngëtare, do të doja të bëhesha aktore komedie. Jo dramatike sepse unë nuk jam asnjëherë e tillë. Por miqtë dhe njerëzit e dashur që më njohin mua, e dinë që unë kam shumë humor të lezetshëm. Kjo mund të kishte qenë një pjesë tjetër për mua në art”, u shpreh këngëtarja.