Nuk e gjeti dashurinë në “Love Story”, ish-konkurrentja shapll fejesën! (FOTO LAJM)

Këtë të diel, një nga ish-konkurrentet e “Love Story” na dha një lajm mjaft të ëmbël.

Bëhet fjalë për Redonën, e cila arriti të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut, e cila arriti shumë pranë finales së “Love Story”.

Edhe pse nuk e gjeti dot njeriun e zemrës, fati nuk ka vonuar dhe i ka buzëqeshur Redonës, e cila publikoi disa fotografi shumë të bukura, duke na dhënë lajmin e bukur se ka gjetur shpirtin e saj binjak.

Redona dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke shkëmbyer unazat e fejesës, teksa kanë organizuar një festë mjaft të veçantë me njerëzit e zemrës.

Më herët, moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, ka treguar se programi do të rikthehet me një tjetër strukturë.

Në sezonin e dytë të këtij programi dating nuk na pret më vetëm një protagonist, por dy! Do të jenë një djalë dhe një vajzë. Secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.

“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë.”- ka treguar Alketa më herët.


Shtuar 12.07.2021 09:55