“Nuk e di a e gjej gjallë”, Arjola shpërthen në të qara pas sherrit me banorët (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka pasur një moment dobësie brenda shtëpisë së Big Brother, ku ka shpërthyer në të qara, pas një debati që pati me Donaldin dhe me banorët e tjerë, që e quajtën si ushtare të Ilirit.

Teksa po fliste me Big Mamën, Arjola tha se presioni i qëndrimit brenda dhe meraku për fëmijët e saj, e kanë bërë që të jetë më e ndjeshme, por kjo nuk do të thotë që është më e dobët.

Nga ana tjetër Big Mama u mundua që ta qetësonte, duke i thënë se ajo është fituesja morale e këtij edicioni, dhe të mundohet që ta shijojë sa më shumë këtë eksperiencë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Big Mama: Nuk të duhet ty mendimi i çdo njeriu, nuk mund të na duan të gjithë, kur kemi hyrë këtu e kemi dit këtë gjë.

Arjola: E bukura është se ti vjen për të dhënë një shembull, se çfarë ke hequr për të arritur këtu, dhe çfarë ke kaluar në jetë.

Big Mama: Këtu nuk vlerësohet, këtu vlerësohet përlamja, kush më nominoi, a do të rrish këtu që të kënaqemi dhe të qeshim

Arjola: Me cilin nga i pari te i fundit kam qeshur? I ka verbuar çmimi i madh, nuk sheh njeri përtej hundës. Shihi në shtëpi, nëse sheh ndonjë artist të lumtur, pse ky qenka Big Brother, të zihesh?

Big Mama: Nëse populli nuk të pëlqen kështu s’ka problem. Le të vijnë ta provojnë këtu si është, pa telefon, ta televizor pa asgjë. E vetmja gjë që më mërzit janë ropt e shtëpisë, që nuk e dimë si janë.

Arjola: Është dita e 64 që jam këtu, kam lënë një gjysh 98 vjeç që shpresoj ta gjej, kam tre fëmijë që i kam lënë atje jashtë, që si kam takuar, ajo telefonata nuk ishte asgjë. Jam e ndjeshme, por jam edhe 200% njeri i fortë.

Big Mama: Ti do rrish, unë nuk desha që të përzihem, por kur fole zemrën ma kënaqe. Unë që vij përjashtë, të shoh ndryshe ty, kape e fshiji ato, kënaqemi dhe bëjmë muhabet. Nuk kemi ardhur këtu që të bëhemi copa. Duro edhe pak deri në fund. A di çfarë të pëlqeva unë ty, që the po deshi i madhi Zot do të fitoj. 100 mijë euro i bën për tre muaj, atë fytyrën dhe respektin që ka populli smund ta marrësh. Nuk ke nevojë që të prekesh hiç.

Arjola: Është shkak pasojë e gjitha, nuk është vetëm ajo e mbrëmshmja. Dhe del dikush e ta pëllcet këty. kush qenka drejtësia, kam 14 vjet që lypi drejtësi, ku e kam gjet, ku e kam gjet, te kush e gjeta atje jashtë që të vij ta gjej këtu brenda. Unë kam zgjedhur të jem kjo që jam, se kam hequr shumë më shumë se 100 ditë brenda. Kam kaluar unë 7 Big Brother duke ndenjur mbyllur. Thjesht unë jam njeri i ndjeshëm.

Pas kësaj situate, Arjola u përqafua dhe nga Sabiani, i cili u shpreh se ndihej po njësoj si ajo i lënduar, edhe pse nuk e shprehte.


Shtuar 9.12.2021 10:19