Skandali i videos erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka shkaktuar neveri dhe reagime të shumta nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga politikanë dhe personazhe të njohur për publikun shqiptar.
Në lidhje me skandalin e Gjicit ka folur edhe ekspertja e seksit Zhaklin Lekatari.
Në një intervistë për një emision televiziv ajo theksoi se nuk kishte abuzim në videon intime të Gjicit, ndërsa tregoi se kush do të konsiderohej dhunë.
Më tej ajo nënvizoi se Gjici theu etikën dhe se duhet të largohej nga puna.
“Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë. Ai bëri shumë mirë që dha dorëheqjen sepse theu etikën. Nëse merret vesh që kjo zonjë e ka filmuar Gjicin pa dijeninë e tij , quhet dhunë”- tha ajo.