Nuk dua t’ju lë në pritje/ Shumë shpejt Kiara Titon do e shohim në ekran

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”, Kiara Tito, ditën e djeshme ka gjetur pak kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumtë, në rrjetin e saj social “Instagram”.

Në mesin e shumë pyetjeve dhe përgjigjeve në “Ask me a Question” që ajo zhvilloi, u zbulua edhe rikthimi i saj në sezonin e ardhshëm në ekran.

“Po”- ishte përgjigjja e saj teksa u pyet se nëse do rikthehet sezonin e ri në ekran, mirëpo nuk zgjodhi të zbulonte më shumë detaje.

Më pas ajo u pyet edhe për shkëputjen e bërë në rrjetet sociale, që sipas Kiarës, e gjitha varet nga sjellja e vajzës, Lunës.

Nuk jam tërhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mami e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qenë shumë e grindur. Megjithatë këtu jam gjithmonë, nuk dua t’ju lë në pritje por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës.


Shtuar 29.07.2024 09:53