“Jam nga ata njerëz që nuk do të martohem”, kështu u shpreh Romeo Veshaj në Big Borther Vip 3, ndërsa po bisedonte me banorët.
Ai u shpreh se gruan e tij do ta ketë gjithë jetën të dashur, ndërsa ajo që ndërhyri në këtë moment, ishte Rikja, e cila i tha se është kontradiktor me veten.
Romeo i kthehet duke i thënë se e ka kuptuar fiks se për çfarë e kishte fjalën, duke i bërë dhe një shikim, pas të cilit Rikja buzëqesh.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Unë jam nga ata njerëz që nuk martohem, gruan do ta kem të dashur gjithë jetën.
Rike: Je kontradiktor me veten
Romeo: E ke gabim. Ti e kuptove fiks ça thashë unë
(Rikja buzëqesh)