“Nuk blihem si Olta”, Gerta Gixhari reagon pas komentit të Zhaklinës: E blerë je ti nga Berti

Motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari, ka reaguar pas një komenti të Zhaklin Lekatarit, e cila tha: “Nuk blihem si Olta”. Gerta ka postuar shkrimin e një fanpage të Oltës, ku shkruhet se Zhaklina ka ndryshuar nga puntata e parë deri tani.

“Kur Zhaklin Lekatari erdhi në prime-in e parë si opinioniste u gëzova shumë, e ndiqja më parë në rrjetet e saj sociale dhe më pëlqente për frymën që donte të përcillte në thyerjen e barrierave të moralit, paragjykimeve apo thjesht në përpjekjen për të “edukuar” një pjesë të popullatës, gjë që ia kemi nevojën, por sa keq që me kalimin e javëve u ndesha me një tjetër Zhak.

U ndesha me një Zhak, që e fryrë dhe e ndikuar po nga e njëjta pjesë e popullatës që ajo vetë “edukonte”, thotë “Unë nuk blihem si Olta”, gjëja më e shëmtuar që kam dëgjuar në këtë Big Brother, ndoshta nga zhgënjimi se di… U ndesha me një Zhak që thotë “prandaj unë skam marrë një si ju shqiptarët”, që prapë se prapë vin aty për të gjykuar edhe burra shqiptarë që pavarësisht gabimeve kanë vlera të jashtëzakonshme. Unë jam ndeshur me një Zhak që jo më larg se dje tha” nqs partneri dhe ti keni boshllëqe është mirë që ai të lidhet me një tjetër, pa e mbyllur gjënë me ty dhe nqs partneri i saj do i bënte të njëjtën gjë ajo do i ishte falenderuese!” Unë jam ndeshur me një Zhak që sot është turma! Ah se mos harroj pse më duket sikur e blera tani je ti nga Berti”, ishte ky mesazhi i postuar nga motra e Oltës.


Shtuar 26.02.2023 22:55