E ftuar në “1 kafe me Labin”, ku dha një intervistë si rrallëherë për karrierën dhe jetën private ishte Nora Istrefi.
Roberti, ish-bashkëshorti i Norës ka qenë aktiv me mediat, duke folur për lidhjen e re, marrëdhënien me vajzën dhe bashkëprindërimin me Norën, ndryshe nga këngëtarja.
E pyetur për marrëdhënien me Robertin, ajo u shpreh se pas ndarjes raporti ka qenë i acaruar, por tani janë më bashkëpunues. Ajo tha se Roberti është një baba i përgjegjshëm dhe i përkushtuar.
“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës relacioni është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për vajzën, për Renee-në. Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merre Renee-në, të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon.
Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të përkushtuar dhe Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh, unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervista më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, tha Nora.
Gjatë intervistës, u bënë edhe disa pyetje nga fansat. Një ndër to ishte dhe pyetja: “Kur do ta pranosh ftesën për tek emisioni i Robertit?’”
“Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj,” – u përgjigj më në fund Nora.