Noizy paralajmëron sërish koncertin: Do të jetë më i madhi në histori

Noizy është njëri nga reperët shqiptarë, i cili çdo herë merr vëmendjen e publikut.

Reperi ka bërë disa postime në “Instagram” duke paralajmëruar një koncert madhështor në muajin gusht, ku sipas tij do të jetë më i madhi i hip-hopit shqiptar.

Ndërsa dje përmes një postimi në “Instagram” ai tha se në koncert nuk do të mungojnë edhe emra të njohur nga Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania.

“Koncerti më i madh në historisë e hip-hopit shqiptar do të mbahet në gusht. Do të ketë të ftuar ndërkombëtar nga Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe mbrëmja do të mbyllet me grupin që bëri histori në trojet shqipfolëse OTR, kush mund ta gjejë datën e saktë?”, ka shkruar reperi.


Shtuar 7.04.2022 19:17

Tags: ,