Noizy flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Eurovizion: Nuk do ta lija Shqipërinë në baltë

Sot vlerësohet si një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar por Noizy ka pasur një dëshirë tjetër kur ishte fëmijë që nuk kishte lidhje me muzikën. Reperi zbuloi gjatë intervistës që dha për moderatorin Ermal Peçi në “Abc e pasdites” se ëndërronte që të bëhej një aktor.

Duke folur për fillimet e tij, reperi theksoi se gjatë kohës që ka jetuar në Londër jetonte me shpresën se do të kthehej në Shqipëri dhe të angazhohej në aktrim. Megjithatë, ai theksoi se disi e ka prekur dhe këtë fushë pasi është angazhuar në disa projekte me Blerim Destanin.

“Kam pasur ëndërr, mbase jo të jem artist i muzikës por aktor. Flija gjumë duke menduar se një ditë do të kthehem në Shqipëri dhe do të isha aktor. Ja ku jemi sot, mbase jo aktor por artist.”, tha reperi. Më tej, ai është pyetur dhe nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në festival evropian.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa evropian dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohë me interesim të me fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart.

Me intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe.”, tha Noizy.


Shtuar 14.07.2022 18:19