Një yll! Foto të reja të Margot Robbie me barkun e rrumbullakosur

Margot Robbie ka bërë daljen e saj të parë publike vetëm disa ditë pasi njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Së bashku me bashkëshortin e saj Tom Ackerley, ata takuan aktorin Hugh Grant dhe gruan e tij në Wimbledon mesditen e kësaj të premteje. Ylli 34-vjeçar kishte veshur një fustan me pika teksa ecte dorë për dore me Ackerley për ditën e 12-të të turneut.

Në imazhet e marra nga DailyMail.com të dielën e kaluar, Robbie tregoi barkun e saj të fryrë teksa kishte veshur një bluzë të bardhë. Fotoja ishte realizuar gjatë pushimeve të çiftit në liqenin e Komos.

 


Shtuar 12.07.2024 15:28