Një vjehrrë si Victoria Beckham është ëndrra e çdo vajze (FOTO LAJM)

Victoria dhe David Beckham kaluan pushimet e Pashkëve me të katër fëmijët e tyre, si dhe të fejuarën e djalit Brooklyn Beckham, Nicola Peltz.

“Familja jonë së bashku është dhurata më e çmuar këtë Pashkë,” shkroi Victoria në mediat sociale së bashku me një imazh që dukej Brooklyn dhe Peltz, duke u përqafuar së bashku ndërsa kishin vendosur veshë lepuri mbi flokë. “Na ka marrë malli për ju dhe ju duam të dyve aq shumë @brooklynbeckham @nicolaannepeltz”, shtoi ajo.

Aktorja nuk vonoi t’i dërgonte një përgjigje me dashuri vjehrrës së saj të ardhshme, duke shkruar:

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi përsëri bashkë, të dua kaq shumë”.

Shtuar 5.04.2021 01:04