Një prej banorëve lë shtëpinë e Big Brother Vip Albania

Një largim i papritur ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në formatin Big Borther Vip Albania. Igli, banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka vendosur që të ndërpresë garën.

Ky vendim është marrë pas një emergjencë familjare. Igli është larguar nga shtëpia ende pa bërë një javë.

Ka qenë Valbona ajo e cila ka lexuar zarfin e “Vëllait të Madh”, duke iu komunikuar kështu banorëve të tjerë se Igli është detyruar të ndërpresë menjëherë këtë garë.

“Një lajm jo i mirë. Banorë për shkak të një emergjence familjare Igli është detyruar që të lërë menjëherë shtëpinë duke e ndërprerë përfundimisht pjesëmarrjen në Big Brother. I uron të gjithëve suksese në këtë aventurë”, u tha Valbona banorëve të tjerë.


Shtuar 12.01.2025 20:20

Tags: ,