Kjo Krishtlindje, për Jul Dedën dhe familjen e tij nuk do të jetë si të tjerat, pasi mes tyre nuk është shtylla e shtëpisë, babai i tyre Zef Deda.
Përmes një postimi në Instagram, Juli shkruan se është bërë një muaj që kur ai u nda nga jeta dhe shprehet se ka nevojë për një përfaqim.
Ndër të tjera, Juli shkruan se babai i tij, mjeshtri i humorit, do të festojë Krishtlindjen me engjëjt, në parajsë.
“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…!”, shkruan aktori në Instagram.