Monika Lubonja, këtë të premte u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve të kastit të “Në kurthin i Piter Pan” në Tv Klan, ku dha një intervistë të veçantë.
Një prej fëmijëve e pyeti nëse vajza e saj e kritikon apo është krenare për të.
“Kur janë punët e teatrit, patjetër ajo ka dëshirë që t’i realizoj bukur. Vajza më është bërë si burrë i dytë. Më kritikon, pse nxjerr ketë foto në Instagram, hiqe këtë foto”, tha Monika.
Aktorja deklaroi mes të tjerash që e mendon jetën e saj vetëm sepse po e jeton në këtë mënyrë.
“Unë do të vazhdoj të jem vetëm sepse nuk paska më mirë se vetëm”.
View this post on Instagram