Një foto e Elhaida Danit dhe rrjeti “shpërtheu” në kritika, reagon menjëherë këngëtarja (FOTO LAJM)

Fotoja e fundit që ka postuar këngëtarja e njohur Elhaida Dani, ka nxitur jo pak komente nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Elahida, e cila ndodhet në Shqipëri pasi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars”, publikoi një foto ku shihet në kryeqytet, e veshur me një veshje ngjyrë blu teksa mban një gotë në dorë.

Por ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer kritiakt dhe komentet ofenduese e bullizuese. Ndër komentet që vihen re në postimin e saj kanë të bëjën me veshjen, dhe me peshën e saj.

“S’ke nevojë të zhvishesh o bilbil mos u bëj si Tiranset ta marrsha”, “Si quhet kjo veshja ,nqs quhet e tillë”, “Goce fillo të hash ndonjë berxollë se je bërë kockë e lekurë e mrapa një gotë verë”, “Nuk dukesh mirë me këtë veshje”, “Çfarë të ka gjetur, që të paskan dal brinjtë jashtë”, “Ti je super artiste por sinqerisht shto ca kile se do dukesh më mirë”, janë vetëm disa prej komenteve që kemi shkëputur nga postimi i Elhaidës.

Dhe në fakt komentet kanë nxitur një reagim edhe nga ana e vetë këngëtares, e cila shkruan se është e habitur nga gjtihë gjykimet që ka marrë.

“E para : unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime….

E dyta : unë njeri jam , do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë…

Të dielë të mbarë ”- thuhet në reagimin e plotë të Elhaida Danit.


Shtuar 25.09.2022 15:25