Moderatorja Arbana Osmani është tashmë nënë e dy djemve, Jonit dhe djalit të vogël që e pagëzoi me emrin Diell.
Ajo ndan herë pas here imazhe me djalin e saj më të madh, duke e bërë një ndër fëmijët më të njohur në vendin tonë.
Së fundmi, Arbana ju ka uruar të gjithë fëmijëve “Gëzuar 1 Qershorin” nëpërmjet një fotoje asapk të zakontë së bashku me Jonin. Siç tregon dhe moderatorja ai ka operuar bajamet me sukses dhe duket mjaft mirë me shëndet.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet❤️ Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim❤️❤️ Gëzuar 1 qershorin ?”, shkroi Arbana krahas fotos me të birin.