Nga Per’puthen në Big Brother VIP 3, zbuloni banorin më të ri!

Siç është paralajmëruar në nisje të programit, mbrëmjen e sotme do të ketë 6 hyrje të reja në shtëpi.

Fatjon Kuqari është banori më i ri i Big Brother VIP 3.

“Unë e kam bërë krenare mamin, e kam një nga fansat më të zjarrta, pres të fik dritat i fundit. Më vjen të futem nga ekrani aq mezi po e pres të këtë gjë. I kam parë mbi 18 orë në ditë. Nuk i kam kuptuar akoma tamam, si banor t’i e di që është ndryshe”, tha Fatjoni.

Ledioni: Kush të duket më i miri, më i forti?

Fatjoni: Fatjon Kuqari.

Ledioni: Kush nuk të pëlqen fare?

Fatjoni: Ledion kanë kaluar vetëm 3 ditë, unë e kam parë vetëm si publik.


Shtuar 16.01.2024 22:04