Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka mbaruar “Big Brother VIP 4”, publiku është shumë kurioz që të dijë se kur do të nisë edicioni i pestë i reality show-t.
Madje nëpër mediat online kanë nisur që tani aludimet se kush mund të jenë disa nga personazhet e njohur që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mëngjesin e sotëm, moderatorja e emisionit “Wake Up”, Neada Muça, lexoi disa nga emrat që përfliten që mund të jenë banorë të BBV 5.
“Ka filluar që tani të dalin emrat e rinj të Big Brother të ardhshëm. Portalet po shkruajnë dhe kam disa emra për ju, uroj që t’iu pëlqejnë. Ka edhe një përshkrim për secilin prej tyre.
Një ndër emrat që përflitet është Hygerta Sako, moderatorja sportive dhe ish-Missi i njohur. Isli Islami, moderatori simpatik i mëngjeseve televizive.
Kelvi Kadilli, gazetari ironik me batutat therëse. Është dhe një vajzë, Kostana, që kemi patur ne në studio.
Vitmar Basha, këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën spontane dhe të paparashikueshme”, tha Neada në “Wake Up”.