Nga emri deri tek lindja e bebushit/ Sara Gjordeni bisedë virtuale me ndjekësit

Sara Gjordeni, ish-konkurrente e formatit “BBV3”, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në llogarinë personale të Instagram-it. Padyshim që më të shumtat e pyetjeve drejtuar ndaj Sarës lidheshin me bebushin që ajo po pret të vijë në jetë, ku së bashku me Bardhin, një tjetër ish-konkurrent i “BBV3”, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

E pyetur lidhur me gjininë e bebit, Sara ka rrëfyer se ende nuk kanë marrë një përgjigje, por sigurisht që në momentin kur të mësohet gjinia e tij, ata do e ndajnë lajmin nëpërmjet një video në rrjete sociale.

Përsa i përket lindjes, Sara shprehet se ka për të lindur në mes të dhjetorit dhe se janë në pritje të një Shigjetari…

Po për emrin a ka menduar ndonjë prej tyre? “Unë po, ndërsa Bardhi jo”– shkruan Sara.

Sakaq Sara ka zbuluar gjithashtu se Bardhi dëshiron që fëmija i tyre i parë të jetë një djalë…

Më tej ajo ka rrëfyer për nepsin që ka gjatë shtatzënisë, ndryshimet që ka pësuar trupi i saj dhe gjendjen e saj shëndetësore.


Shtuar 4.06.2024 11:48