Nga dhuna te përndjekja/ Zbardhet dëshmia e ish-bashkëshortes së Klodian Duros

Klodian Duro, u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, si një ndër imazhet që publiku kishte më shumë pritshmëri.

Megjithatë, qëndrimi i ish-futbollistit në “Big Brother”, ishte shumë i shkurtër.

Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij, ku fliste për dhunën ndaj ish-gruas së tij.

Menjëherë, produksioni vendosi që të përjashtohej nga loja, duke i quajtur këto deklarata të papranueshme për publikun.

Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët”? Ishte kjo flalia që penalizoi sportistin, duke e nxjerrë menjëherë nga shtëpia.

E në fakt, të gjithë e mbajnë mend kalvarin e Klodian Duros me drejtësinë, që pak vite më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg.

Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie.

Ish-bashkëshortja e Klodian Duros, ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020, pasi ndihej e kërcënuar.

Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (ish-bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë.

E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.

Por, çfarë ka ndodhur mes tyre?

Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro, nuk e pranonte ndarjen nga ish-bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020.

Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara.

Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij.

Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë.

Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020.

Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë, duke e bezdisur e shantazhuar.

Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra.

Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë.

Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.

Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Megjithatë, në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg.

Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronavirusi, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të folur me vajzën e tij.

Asnjë përgjigje.

Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke ҫuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshortja pretendon se është dhunuar nga ish-futbollisti Duro.

Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ishbashkëshortja për shkak të “përndjekjes” nga ish-futbollisti, ai është nisur drejt shtëpisë.

Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij.

Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ish-futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish-bashkëshortja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet.

Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata.

Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimit të futbollistit për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë.

Por Duro, mohon kategorikisht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ishbashkëshortes së vet.

Në komunitetin e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjellim në morinë e lajmeve që po përhapen për coronavirusin.

Por duket se deklarata që Klodiani bëri në “Big Brother”, la një shije të hidhur tek publiku, që e gjykoi shumë rëndë për këto deklarata.

Duket se impaktin që fjalia e tij dha, e ka ndjerë edhe vetë sportisti.

Pas përjashtimit, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar.

Duro i kërkon falje edhe publikut, si dhe u uron suksese konkurrentëve brenda.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother’ VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruante ish-futbollisti i Kombëtares sonë./Balkanweb

 


Shtuar 27.01.2024 14:59