Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi janë bërë prindër, teksa modelja ka sjellë në jetë vajzën e tyre, fëmija i dytë për futbollistin brazilian. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë cifti në rrjetet sociale, ku sigurisht shprehen shumë të lumtur, teksa kanë ndarë edhe portretin e vogëlushes dhe emrin që kanë zgjedhur për të.
Kështu, Neymar dhe Bruna kanë zgjedhur emrin Mavie, ndërsa në postimin e tyre të përbashkët thonë se e bija lindi dhe i ka “kompletuar jetën”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Neymar është bërë baba për herë të parë në vitin 2011 në moshën 19-vjeçare, kur erdhi në jetë djali i tij, David Luca, fryt i lidhjes së futbollisti me Carolina Dantas.
Ndërkohë sa i takon marrëdhënies aktuale, Neymar dhe Bruna kanë pasur mjaft probleme muajt e fundit, fillimisht për shkak të një tradhëtie të futbollisti, që modelja e ka falur, por gjithsesi aludimet që ai e ka tradhëtuar sërish, edhe gjatë kohës së shtatzënisë, nuk kanë ndalur. Megjithatë, tani cifti është në ditët e tyre më të lumtura, me vajzën e sapoardhur në jetë.